Flash

Zaniolo te Juventus, Totti kritika për lojtarin e Romën: “Të mendojë para së gjithash për tifozët. Dybala? Më mirë të mos flas"

Lapsi.al 16 June 2022
Zaniolo te Juventus, Totti kritika për lojtarin e Romën:

Francesco Totti rikthehet të flasë për Romën, mes të tashmes dhe së ardhmes, duke nisur me lamtumirën e mundshme të Nicolò Zaniolos: “Disa kohë më parë fola me të dhe i dhashë disa këshilla, por nuk e di nëse e kuptoi apo jo – ishin fjalët e ish-kapitenit në Sky Sport -. Fjala e fundit është gjithmonë e tij, nëse do të qëndronte te Roma do ta kuptonte rëndësinë e kësaj fanelle dhe do të nderonte tifozët. Këtë vit ata bënë diçka ndryshe dhe unë do të vendosja para gjithckaje respektin për tifozët”.

Për lojtarin e kombëtares, megjithatë, Totti preferon të mos reagojë tepër: “Ai do të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë, varet nga ai dhe nga klubi, nëse do ta shesë apo ta mbajë. Do të dija çfarë të bëja me Zaniolon. Nëse do ta bëja të qëndronte? Kush e di...”.

Më pas diskutimi kalon te Paulo Dybala, të cilin Totti ishte përpjekur ta bindte për tu veshur verdhekuq: "Mos e prekim këtë diskutim, është më mirë... E di si shkoi dhe tani mendoj se ka mbaruar. Nuk varet vetëm nga Dybala, sikur të ishte vetëm për të do të kishte shpresa të mira. Dyshja me Lukakun? Do të ishte e frikshme, një kombinim i shkëlqyer i talentit dhe forcës fizike. Çdo trajner do t'i dëshironte".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI