Flash

Pogba shigjeton United e paralajmëron Juventus: "Pikë vendimtare për karrierën, nuk mund të gaboj vendim"

Lapsi.al 16 June 2022
Pogba shigjeton United e paralajmëron Juventus: "Pikë vendimtare

Edhe pak ditë dhe do të mësohet zyrtarisht nëse Paul Pogba ka vendosur të rikthehet te Juventus. Përshtypja është se francezi është gati të veshë sërish fanellën bardhezi, por me siguri, pas dështimit në Manchester United, ai nuk mund t'i lejojë vetes të bëjë sërish gabime, duke qenë se në moshën 29-vjeçare kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe. "Sot jam në një pikë vendimtare në karrierën time. Më duhet të marr vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen time. Dhe nuk kam të drejtë të bëj gabime", tha ai gjatë serialit dokumentar kushtuar atij nga Amazon Prime.

Pas rreth dy javësh do të përfundojë marrëdhënia e tij me Djajtë e Kuq, “një nga klubet më të rëndësishme në botë”, siç e ka përcaktuar vetë ai. "Manchester United është në zemrën time dhe do të qëndrojë atje përgjithmonë. Unë dua t'u tregoj Djajve të Kuq se ata bënë një gabim duke pritur që të më ofrojnë një kontratë të re. Unë dua t'u tregoj se gabuan. Si mund t'i thuash një lojtari që dëshiron ta konfirmosh dhe më pas jo nuk i ofron asgjë? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, - sulmoi mesfushori.

Dukej se rikthimi në “shtëpi” duhet të përkonte me triumfe të mëdha por, përkundrazi, në gjashtë vitet në Mançester ai ka fituar vetëm një Europa League dhe një Kupë të Ligës angleze. Talenti i tij, fizik dhe teknik, është i padiskutueshëm, por duhet një shkundje për ta riparë “Oktapodin” që kishte rrëmbyer zemra e të gjithëve kur ishte vetëm 20 vjecar. Shpresa e tij dhe e tifozëve të Juventusit është që Torino t'ia japë atë.

Marrëveshja tashmë duket e sigurt dhe madje zërat për një interesim nga PSG dhe klube të tjera, duken vetëm një fasadë. Me pak fjalë, Allegri mund të jetë i sigurt: Pogba është gati të bëjë zgjedhjen e duhur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI