Flash

Video/ Tifozët e tërbuar të Botafogo futen me forcë në qendrën sportive: klubi lajmëron policinë

Lapsi.al 16 June 2022
Video/ Tifozët e tërbuar të Botafogo futen me forcë në
Tifozët përpiqen gjithmonë të bëjnë presion mbi ekipin e tyre në mënyrë që lojtarët të bëjnë maksimumin në fushë për të arritur rezultate të mira. Por ndoshta tifozët e Botafogos e kanë ekzagjeruar paksa... Mbështetësit e klubit të Rio de Zhaneiros hynë me forcë në qendrën stërvitore për të protestuar kundër paraqitjeve të fundit zhgënjyese. 12 pikë në 11 ndeshje, i katërti nga fundi në renditje dhe 4 humbje radhazi. Nuk ishte kjo pjesa e parë e Brasileraos që prisnin tifozët e Botafogos dhe ata kanë dashur që tia bëjnë shumë të qartë klubit dhe ekipit. Një grup ultrasësh u futën me forcë në qendrën stërvitore të klubit, e cila ndodhet në perëndim të Rio de Zhaneiros, duke u përballur me lojtarët edhe në dhomën e masazhit apo në sallën e trajtimit të fizioterapisë. Klubi më pas vendosi të thërrasë policinë lokale në përpjekje për të qetësuar tifozët e zemëruar. Megjithatë, policia nuk ka komunikuar për ndonjë arrestim, ndërsa për momentin Botafogo ka vendosur të mos bëjë asnjë deklaratë. Klubi kohët e fundit është përballur me probleme serioze financiare, të cilat dukej se ishin kapërcyer kur biznesmeni amerikan John Textor, i cili është edhe bashkëpronar i Crystal Palace, mori shumicën e aksioneve në ekipin e Rios në janar. Në fushë, megjithatë, kriza vazhdon të shfaqet me forcë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI