Flash

Nadal i ekzaltuar e me një motiv më shumë: "Në Wimbledon do të jem e do të bëhem baba"

Lapsi.al 17 June 2022
Nadal i ekzaltuar e me një motiv më shumë: "Në

Rafael Nadal do të luajë në turneun e Wimbledon. Njoftimi është bërë nga vetë lojtari spanjoll, i freskët nga triumfi në Roland Garros, në konferencë për shtyp: "Synimi im është të luaj në turneun e Londrës - tha Nadal - Plani im është të shkoj në Londër, të stërvitem dhe të vlerësoj të gjitha opsionet, sepse tani evolucioni i problemit të këmbës është i kënaqshëm. Jam entuziast të luaj në Wimbledon pas një mungese prej tre vitesh”.

"Në 15 vitet e fundit - vazhdoi Nadal - turnetë Slam janë fituar gjithmonë nga të njëjtët 3-4 lojtarë, ndërsa në bar gjithçka mund të ndryshojë sepse mund të ndodhin gjëra të papritura. Por unë nuk dua të ndalem në Wimbledon, shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe në US Open. Këto janë vitet e mia të fundit të karrierës dhe nëse trupi më lejon, dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur. Por jam i hapur për të pranuar gjërat ashtu siç do të vijnë."

Dëmtimi është lënë pas e sa për motivimin për turneun anglez nuk mund të jetë më i madh, pas një lajmi të madh që ka të bëjë me jetën private: “Po, është e vërtetë që do të bëhem baba dhe do të donim ta jetonim këtë situatë në një mënyrë të qetë dhe private. Nuk e di se si do të ndryshojë jeta ime, por nuk e mendoj se do të ketë pasoja në profesionin tim”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI