Flash

"Provoje përsëri": Rodrygo rrëfen prapaskenat e Finales së Champions: “Talleshim me Salah”

Lapsi.al 17 June 2022
"Provoje përsëri": Rodrygo rrëfen prapaskenat e Finales

Rodrygo ka zbuluar disa histori të finales së Ligës së Kampionëve të sapo fituar nga Blancos. Më 28 maj, spanjollët mundën Liverpool për të rrëmbyer kupën e tyre të 14 me veshë të mëdhenj. Në Stade de France, skuadra e Carlo Ancelottit fitoi falë golit të Vinicius Jr në pjesën e dytë, por edhe falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Thibaut Courtois.

Për Reds kjo është finalja e dytë e humbur ndaj spanjollëve, pas asaj të vitit 2018. Këtë herë anglezët shpresonin në një revansh, në veçanti Mohamed Salah, por dështuan. E Rodrygo tregon se lojtarët e Realit e kanë tallur jo pak egjiptianin.

Salah, para ndeshjes, tha disa herë se ishte në kërkim të hakmarrjes. Fjalët e tij, megjithatë, i inkurajuan Blancos që të përgatiteshin edhe më mirë për ndeshjen, por jo vetëm. Më shumë përkushtim dhe më shumë përqendrim po, por edhe batuta për provokimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi brazilian në një intervistë për kanalin Youtube Podpah. Reali donte të fitonte me çdo kusht edhe për të tallur sulmuesin e Reds: “Kur dikush të provokon, ndonjëherë dëshiron të fitosh vetëm që të mund të tallesh me ata njerëz. Në stërvitje i thoshim njëri-tjetrit 'forca Salah, forca Salah'. Në kokën tonë ishim të bindur se duhej të fitonim që të mund të tallnim Salah”.

Reali në fund fitoi trofeun e lakmuar, por pati nga ata që edhe pas ndeshjes u tallën me egjiptianin. Luka Modric, në fakt, në tunelin e dhomave të zhveshjes i ka bërë një baturë kundërshtarit: “Pasi mbaroi finalja, kaluam pranë lojtarëve të Liverpool në tunel. Salah ishte i trishtuar dhe Modric i tha atij 'provoje përsëri'”.

Salah nuk u përgjigj, por sigurisht që është ende duke kërkuar hakmarrje. Herën tjetër, megjithatë, ai ndoshta do të mendojë dy herë përpara se të provokojë publikisht lojtarët e Real Madridit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI