Flash

Premier League e çmendur për Milinkovic-Savic: Tare në Londër për negociata me Chelsea e Arsenal

Lapsi.al 18 June 2022
Premier League e çmendur për Milinkovic-Savic: Tare në

Ishte thjesht një ekspeditë paraprake, e cila megjithatë mund të materializohet në diçka më shumë në javët e ardhshme. Vizita e Igli Tares në Londër kishte për qëllim të vlerësonte interesin e klubeve angleze për lojtarët në dalje nga Lazio dhe në të njëjtën kohë të dëgjonte kërkesat për disa lojtarë të vënë në shënjestër nga klubi bardhekaltër. Siç shkruan Corriere dello Sport, Chelsea është shfaqur veçanërisht i interesuar për Segej Milinkovic-Savic. Për momentin Blues kanë kërkuar vetëm informacione, por pikat e kontaktit me Lazion janë të shumta.

Chelsea e pëlqen shumë mesfushorin serb, ndërsa Lazios i interesojnë profilet e Emerson Palmierit dhe Loftus-Cheek. Fillimi i një negociate me pikësynimet e duhura nuk është e pamundur. Shitja e Milinkovic do t'i garantonte Lotitos likuiditetin e nevojshëm për të planifikuar më lehtë merkaton. Ndërkohë në prapavijë, situatën e serbit e vëzhgojnë edhe Arsenali dhe Newcastle. Çmimi mbetet i lartë, mes 55 dhe 60 milionë euro, por aspak problem për klubet e pasura angleze.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI