Flash

'Natë luanësh' në Las Vegas: Grealish çon tetë miq në ‘qytetin e mëkatit’ për pushime epike alkoolike

Lapsi.al 18 June 2022
'Natë luanësh' në Las Vegas: Grealish çon

Mesfushori i Manchester City dhe Anglisë, Jack Grealish ka cuar tetë miq në Las Vegas për pushime epike në ndjekje të vesit, argëtimit dhe daljes përtej normave. 26-vjeçari mori një suitë të madhe të kompletuar me një ballkon të brendshëm që grupi të shijonte 100% përvojën në 'qytetin e mëkatit'. E mes batutave, fotove, festave dhe birrës, duket vërtet se ‘djemtë’ po e shijojnë shumë…

Jack Grealish ka dashur t'i dhuronte 8 miqve të tij pushime për t'u mbajtur mend, duke e çuar grupin me shpenzimet e tij në qytetin që nuk fle kurrë, Las Vegas. E djemtë, të paktën sipas fotove të postuara në rrjetet e ndryshme sociale dhe të raportuara nga The Sun, po argëtohen vërtet. Mesfushori anglez organizoi gjithçka deri në detajet më të vogla, duke filluar me foto gjigante prej 10 metrash, të tij dhe miqve të tij, të projektuar në hotelin që i mirëpriti. Imazhet e tjera tregonin grupin duke kërcyer në një party-bus, teksa pinin puro dhe birra duke shijuar një festë në pishinë.

Grupi shpërndau imazhe dhe video që tregojnë qartë festën e shfrenuar: në një video një nga miqtë ishte i dehur nën një shtrat; në fotot e tjera djemtë mbanin me radhë një kapelë si gjeldeti sa herë që njëri prej tyre humbte një bast. Një burim sqaroi për The Sun: “Është një rrëmujë, por një rrëmujë argëtuese. Jack po relaksohet me miqtë e tij, të cilëve u beson dhe i adhuron. Grupi po zbavitet deri në cmenduri. Çfarë mund të shkojë keq?". Epo, ndoshta pothuajse gjithçka ...

DISA FOTO TË “PUSHIMEVE”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI