Flash

Zidane, njolla e vetme në karrierë, goditja me kokë ndaj Materazzit: "Nuk jam krenar, por është pjesë e rrugëtimit"

Lapsi.al 19 June 2022
Zidane, njolla e vetme në karrierë, goditja me kokë ndaj

Zinedine Zidane mban fort në memorje kujtimet më të ëmbla dhe gjithashtu më të hidhura të një karriere spektakolare. Në fund të fundit, 50 qirinjtë që do të shuajë në më pak se një javë, kërkojnë sinqeritetin më transparent. Për TeleFoot, ish-ylli i Juventusit dhe Real Madrid riktheu në vëmendje kulmet dhe uljet e karrierës së tij futbollistike. Duke filluar nga ajo finale e mallkuar e Botërorit 2006, në të cilën ai u përjashtua me karton të kuq për goditjen me kokë ndaj Materazzit - "Unë nuk jam krenar për këtë, por është pjesë e udhëtimit" - menjëherë pas "panenkas" nga pika e bardhë e penalltisë kundër Buffon - "Unë duhej ta bëja, nëse është dicka që e kam bërë, është sepse më duhej ta bëja”. Për të ardhmen, megjithatë, Zidane nuk tregon asgjë: ftesa nën Kullën Eifel, te PSG, është gjithmonë e vlefshme.

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, për goditjen me kokë, e kam thënë tashmë”, nisi Zizou komentin mbi episodin që i dha fund karrierës së tij në mënyrë të shëmtuar në finalen e Berlinit. "Megjithatë është pjesë e udhëtimit, ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën. Asnjë jetë nuk është e përsosur." Pak më parë, Zidane kishte shënuar 1-0 me një "panenka" të rrezikshme nga pika e bardhë: "Nuk ishte çmenduri. Unë duhej ta bëja, nëse është diçka që e kam bërë, është sepse duhej. Mund të kisha gabuar, ose jo. Ishim në minutën e 7 'ose 8', kishte kohë, kisha pak sekonda për të menduar dhe përballë meje ishte një portier që më njihte perfekt si Buffon. Duhej të shpikja diçka”.

A është i afërt kthimi në një pankinë të kalibrit të lartë? Lidhur me këtë kapitull, Zidane duket se nuk nxitohet fare: “Unë e kam këtë flakë, futbolli është pasioni im (…) Çfarë ëndërroj? Asgjë, kam ëndërruar shumë dhe kam marrë shumë gjëra, jam i plotësuar. Unë kam një familje të bukur dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”. Fatkeqësisht, nuk pati asnjë pyetje për ardhjen e tij të mundshme te Paris Saint-Germain, një temë tabu gjatë gjithë intervistës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI