Flash

Ushqime, ilaçe e ndihma të tjera: FSHF fond për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 20 June 2022
Ushqime, ilaçe e ndihma të tjera: FSHF fond për luftën

Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me Ukrainën në këtë moment të vështirë që ky vend po kalon, duke u përballur me agresionin ushtarak të Rusisë. Qeveria e futbollit shqiptar ka pasur vazhdimisht komunikime me zyrtarët e Federatës Ukrainase të Futbollit gjatë gjithë kësaj kohe për mënyrën se si pala shqiptare mund të ndihmojë sadopak komunitetit ukrainas të futbollit në këtë moment të vështirë.

Duke u bazuar edhe në kërkesat dhe nevojat aktuale të palës ukrainase, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në një nga vendimet e fundit ka vënë në dispozicion një fond në mbështetje të Ukrainës, që do të përdoret për të blerë materiale/ushqime/ilaçe etj., që janë pjesë e nevojave të vazhdueshme të qytetarëve të Ukrainës.

Fondi do të përdorej për të blerë materialet e kërkuara nga ukrainasit, teksa FSHF do të jetë në koordinim me institucionet përgjegjëse për t’u siguruar për nevojat reale dhe për transportimin në destinacion të këtyre ndihmave. Duke pasur parasysh edhe përgjegjësinë sociale që ka, Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar për të ndihmuar e mbështetur vendet në nevojë dhe konkretisht komunitetin ukrainas në këtë situatë delikate.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI