Flash

FOTO/ Elisabetta Canalis mposht me pikë influencuesen Muratori: debutim fitues në kickboxing për ish-modelen

Lapsi.al 20 June 2022
FOTO/ Elisabetta Canalis mposht me pikë influencuesen Muratori: debutim

Debutimi në kikboks me fitore për Elisabetta Canalis: modelja e shoëgirl-i ka mposhtur me pikë influencuesen Rachele Muratori në "The Night of Kick and Punch – Black tie edition", që u zhvillua në Torino. Canalis, e cila ushtron kickbox-in, kishte muaj që stërvitej për debutimin zyrtar së bashku me Angelo Valente, i cili ka qenë kampion bote në këtë disiplinë.

Modelja dhe aktorja italiane që prej vitesh ushtron artin marcial të stilit K-1 luftoi në distancën e tre raundeve kundër Rachele Muratorit, në brendësi të arenës në Venaria. Në ring me 43-vjeçaren ka qenë një kundërshtare që kishte gjysmën e moshës së saj. Ajo është një modele bolonjeze dhe quhet Rachele Muratori.

Rivalja e saj influencuese ishte në start paksa më e favorizuar nga pikëpamja teknike, por ish-shoëgirl ishte në gjendje t’i jepte vetes vlerë gjatë tre raundeve nga nëntëdhjetë sekonda secili. Fitorja në ring ishte objektivi i saj dhe Canalis nuk zhgënjeu në ditën e debutimit të madh.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI