Flash

De Laurentiis dhe e gjithë familja po hetohen për bilanc të rremë në çështjen Osimhen

Lapsi.al 21 June 2022
De Laurentiis dhe e gjithë familja po hetohen për bilanc të

Aurelio de Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit, djali i tyre Edoardo dhe vajza e tyre Valentina po hetohen për kontabilitet të rremë në kuadër të transferimit të Victor Osimhen te Napoli. Guardia di Finanza, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh në zyrat e klubit në Castel Volturno dhe Romë për të kontrolluar kontratën që kishte përfunduar tashmë në shënjestër të Prokurorisë Federale, në çështjen e fitimeve kapitale, ku ishin përjashtuar parregullsitë nga ana e klubit napoletan.

Objektivi i kontrolleve, sqaron Prokuroria, është marrja e dokumentacionit dhe elementëve të tjerë të dobishëm për të hipotezuar sjelljen e paligjshme në lidhje me shitblerjen e të drejtave të shfaqjeve sportive të disa lojtarëve të ndodhura në verën e vitit 2020, kur Osimhen u ble nga Lille (ka patur kontrolle edhe selinë e klubit francez). Në marrëveshje kishin hyrë edhe Karnezis dhe të rinjtë Manzi, Palmieri dhe Liguori.

"Historia - raporton një deklaratë për shtyp e Prokurorit Publik të Napolit - në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Victor Osimhen, tashmë objekt i një kërkese për një urdhër hetimi evropian nga Prokuroria JIRS (Juridiction Interregionale Specialisee - Juridiksioni interrajonal i Specializuar) nga Gjykata e Lille, ka çuar në fillimin e procedimit penal edhe pranë kësaj Prokurorie Publike. Hetimet nga Reparti i Policise Ekonomiko-Financiare të Napolit kanë për qëllim zbatimin e masave të kërkuara nga autoriteti hetimor francez dhe ato të nxjerra nga Prokuroria Publike e Napolit".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI