Flash

Dybala peng i Lukakut: argjentinasi pret, por Inter duhet të shesë

Lapsi.al 21 June 2022
Dybala peng i Lukakut: argjentinasi pret, por Inter duhet të shesë

Dukej si një marrëveshje tashmë e mbyllur, e kompletuar me një njoftim të ardhshëm zyrtar, por tani ardhja e Paulo Dybala te Inter është shtyrë. Zikaltrit në ditët e fundit e kanë përqendruar vëmendjen te rikthimi i Romelu Lukakut, në një negociatë me Chelsean që për momentin sheh anglezët të ndalur në kërkesën për një huazim prej 10 milionë plus tre bonuse dhe Interin të gatshëm për të arritur 7 + 3. Nga sa filtron nga klubi zikaltër, situate është e destinuar të zhbllokohet në fund të kësaj jave, me dritën jeshile për rikthimin e Lukakut në Milano. Për të qenë të qartë, në këtë moment një fund ndryshe do të ishte sensacional. Një epilog që asnjë nga tre palët e përfshira - Inter, Chelsea dhe Big Rom - nuk dëshiron ta marrë në konsideratë.

Çështja Dybala mund të futet në këtë kontekst. Lojtari, siç dihet, ka marrëveshje me Marottën, e vetmja ofertë konkrete është ajo e Interit (asnjë tjetër nuk ka mbërritur në këto dy muaj), dhe jo më vonë se dy ditë më parë - gjatë pushimeve në Miami - ai kishte folur me Javier Zanettin.

Interi duhet të bëjë vend në buxhetin e tij përpara se të ratifikojë marrëveshjen me Dybala. Dhe ai synon ta bëjë këtë para fillimit të grumbullimit në mënyrë që ta ketë në dispozicion argjentinasin menjëherë. E për të krijuar hapësirë duhet të përcaktojë shitjen e një/dy sulmuesve: Sanchez në fillim dhe më pas Dzeko (më shumë se Correa). Mes zikaltërve dhe Paulos luajnë milionat e komisionit të kërkuar nga Antun, ndërsa diferenca në pagë mund të kalohet nga bonuset dhe me shtimin e një viti në kontratë, duke shkuar nga 3 + 1 në një katërvjeçare. Dybala sigurisht që mbetet një mundësi për t'u kapur në të cilën Marotta - sipas fjalëve të tij - u hodh me kokë për t'i dhënë Inzaghit (sot rinovimi i kontratës së tij do të zyrtarizohet deri në vitin 2024) një ekip të plotë për fillimin e grumbullimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI