Flash

Të premten formatohet kalendari i ri i Serie A: ja përjashtimet dhe kriteret e përpilimit të sezonit italian

Lapsi.al 21 June 2022
Të premten formatohet kalendari i ri i Serie A: ja përjashtimet dhe

Shorti për kalendarin e Serie A 2022/2023 është caktuar për të premten në orën 12 në mesditë (13 gusht 2022/4 qershor 2023). Ashtu si vitin e kaluar, do të jetë një kalendar asimetrik: radha e fazës së dytë, pra, nuk do të jetë paralele me ato të fazës së parë. Tashmë në gusht, me merkaton ende të hapur, janë planifikuar 4 javë. Për shkak të Botërorit, në tre muajt e parë do të luhen 15 javë. Rikthehet play-off për titullin në rast të mbërritjes me pikë të barabarta mes dy skuadrave.

Në shkurt ishin përcaktuar datat e turneut 2022-2023 dhe pikërisht për shkak të Katarit '22 kampionati do të nisë shumë herët, në fundjavën 13-14 gusht dhe do të mbyllet më vonë, me raundin e fundit të planifikuar për të dielën 4 qershor 2023. Midis, ndalesa e gjatë për t'u lënë vend ekipeve kombëtare, me Serie A që do të jetë e impenjuar deri në fundjavën e 13 nëntorit, përpara se t'i japë vendin Kupës së Botës që do të nisë më 21 nëntor.

Rrjedhimisht, nga gushti të paktën deri në ndërprerjen e nëntorit, do të luhet çdo javë edhe të mërkurën, me Serie A të alternuar me kupat e Europës.

KRITERET PËR PËRPILIMIN

1) Nuk mund të ketë më shumë se dy çifte ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi dhe/ose transfertë për fazë.

2) Në rast se ka dy çifte ndeshjesh radhazi në shtëpi dhe/ose transfertë, një çift ndeshjesh duhet të jetë domosdoshmërisht në shtëpi dhe tjetri jashtë fushe.

3) Në katër turnet e mesjavës nuk mund të luhen derbet e Milanos, Torinos, Romës, ai toskan dhe kampan, si dhe ndeshjet ndërmjet Atalantës, Interit, Juventusit, Lazios, Milanos, Napolit dhe Romës.

4) Në javën e parë dhe të fundit nuk mund të programohet asnjë derbi. Këto lloj ndeshjesh duhet të zhvillohen në javë të ndryshme.

5) Nuk mund të përsëritet asnjë ndeshje (e njëjta ndeshje në të njëjtën javë, me të njëjtin rend në shtëpi/transfertë) në krahasim me kalendarin 2021/2022.

6) Në javën e parë, nuk mund të përballen, pavarësisht nga rendi shtëpi/transfertë, shoqëri që janë ndeshur tashmë në javën e parë të dy javëve të mëparshme.

7) Në javën e fundit, nuk mund të takohen, pavarësisht rendit shtëpi/transfertë, shoqëri që janë takuar tashmë në javën e fundit të dy kampionateve të mëparshme,

8) Klubet pjesëmarrëse në Champions League (Milan, Inter, Juventus, Napoli) nuk mund të shortohen me klubet pjesëmarrëse në Europa League (Lazio dhe Roma) dhe Ligën e Konferencave (Fiorentina) në javët pas një raundi të Europa League/Liga e Konferencave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI