Flash

Lukaku vishet zikaltër: Chelsea pranon ofertën e Inter, 8 milionë plus 4 bonus të lidhur me titullin

Lapsi.al 22 June 2022
Lukaku vishet zikaltër: Chelsea pranon ofertën e Inter, 8 milionë

Inter-Lukaku, tashmë është e kryer. Vendimtar hapi përpara në negociatat për rikthimin e sulmuesit belg me fanellën zikaltër, nga ku u transferua një vit më parë, 'i freskët' nga fitimi i titullit në Milano. Atëherë Chelsea pagoi 115 milionë euro, por tani gjërat kanë ndryshuar. Operacioni i rikthimit është në fazën e mbylljes dhe tani është cështje detajesh. Interi e ka rritur ofertën e tyre nga 7 milionë plus bonuse në tetë plus 4 bonuse për huazimin e rëndë (bonuset të gjitha të lidhura me fitoren e titullit), Blues e kanë pranuar ofertën dhe tashmë marrëveshja mes dy klubeve është vetëm për t'u zyrtarizuar.

Nesër janë parashikuar shkëmbimet e dokumenteve, kontrollet mjekësore të lojtarit duhet të bëhen javën e ardhshme. Lukaku donte të kthehej te Inter dhe bëri gjithçka për tia arritur qëllimit: ai e bindi Chelsean që ta linte të largohej dhe do të ulë ndjeshëm pagën e tij: nga 12 milionë neto që fiton te Chelsea në rreth 8.5 milionë që do të marrë te Inter.

Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, sigurisht deri më 30 qershor për të përfituar nga taksat e Dekretit të Rritjes për pagën e sulmuesit belg.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI