Flash

“Nuk ka bërë kurrë asgjë për Kombëtaren”: ish-trajneri i Egjiptit i habit të gjithë me sulmin ndaj Salah

Lapsi.al 21 June 2022
“Nuk ka bërë kurrë asgjë për

Të jesh një nga lojtarët më të fortë në planet ndonjëherë nuk mjafton për t'i bërë bashkatdhetarët të të duan. Madje as ish-trajnerin e tij. Nëse dikush është skeptik, mjafton të pyesë Momo Salah, i cili ka marrë kritika të papritura dhe të ashpra nga ish-trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata.

47 gola në 85 paraqitje dhe dy vende të dyta në Kupën e Afrikës: Mohamed Salah e mban prej 11 vitesh veshur fanellën e kombëtares së Egjiptit dhe me të Faraonët janë shprehur gjithmonë në nivele të mira, por asnjëherë nuk kanë arritur të gjejnë majën e fitores. Mund të jetë edhe për këtë arsye që sulmuesi i Liverpoolit mori kritika të ashpra nga a që Egjiptin e drejtoi nga viti 2004 deri në 2011 duke fituar 3 Kupa Afrikane radhazi midis 2006 dhe 2010, ish-trajneri Hassan Shehata: “Të gjithë e dimë se Salah është një nga yjet e botës, jo vetëm një nga yjet e Egjiptit”, filloi të fliste ai në faqen e internetit Sada El Balad.

“Trofetë e fituar me golat e tij dhe arritjet e tij i japin të drejtën për të qenë yll. Por nëse më duhet të bëj një analizë teknike, më vjen keq ta them, por Salah nuk ka bërë asgjë me kombëtaren. Ai duhet të kishte bërë shumë më mirë se ka bërë. Ai duhet të japë shumë më tepër kur luan për vendin e tij”, gjykoi ai. Faji edhe... i atyre që e stërvitin: “Trajnerët duhet të gjejnë një mënyrë për t'i hapur hapësirat në fushë. E në këtë këndvështrim, duhet të gjenden lojtarë që e ndihmojnë atë të shfaqet si duhet në fushë”. Me sa duket, nuk mjafton të kesh hyrë as në librat e historisë së vendit tënd për t'u dashur nga të gjithë...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI