Flash

"Real dëshiron të vrasë shpirtin e futbollit": Al Khelaifi sulmon Tebas dhe "i jep duart" Neymar

Lapsi.al 22 June 2022
"Real dëshiron të vrasë shpirtin e futbollit": Al

Një agim i ri është duke lindur në Kullën Eifel: drejtor i ri sportiv, trajner i ri dhe filozofi e re e merkatos. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka paraprirë revolucionin e tij në një intervistë për Gazzetta dello Sport. Në të gjithë këtë, qëndrimi më i diskutuar dhe më i zhurmshëm, është ai i Kylian Mbappé. Ylli francez vendosi të përqafojë projektin e ri të Al-Khelaifit, duke refuzuar në këtë mënyrë interesimin e skuadrës së tij të preferuar, Real Madrid: “Reali i ofroi shumë më tepër dhe unë fola për para me Kylian vetëm në fund. Ai është një lojtar fantastik që dëshmon se është më i miri çdo ditë. Pres më shumë nga të gjithë, por ai tashmë dëshiron të fitojë gjithçka, të luajë çdo ndeshje, çdo minutë. Thonë se vendos gjithçka ai: e vetmja gjë që ai dëshiron është të fitojë. Ai e do futbollin, është fitues, ka mendime dhe këshilla të dobishme për të përmirësuar gjërat. Nëse nuk do të ishte kështu, do të mendoja se ai nuk e ka mentalitetin e PSG-së”.

Në repartin e avancuar pastaj, Messi meriton një diskutim më vete. Flop apo viti i ambjentimit? “Nuk diskutohet një me shtatë Topa të Artë. Messi ka bërë historinë. Nuk ishte sezoni i tij më i mirë, por pas më shumë se njëzet vjetësh në Barcelonë ai zbuloi një vend të ri, një qytet të ri, një kampionat të ri, një ekip të ri, një kulturë të re. E njëjta gjë edhe për familjen e tij. U sëmur edhe me Covid madje. Nuk ishte e lehtë. Sezonin e ardhshëm do të shohim Messin më të mirë. E pas vitit të parë, financiarisht është që tani një biznes. E njëjta gjë do të jetë edhe për Mbappe”. Nga ana tjetër, komentet për Neymar janë më të ftohta: “Përtej thashethemeve për Neymar, të gjithë duhet të japin maksimumin, përndryshe do të duhet të largohen: do të ketë shitje”.

Tani që boshti i skuadrës ka gjetur konfirmimin e tij, është koha për të mbushur boshllëkun në pankinë: “Galtier? Nuk është koha për njoftime, por nuk kemi biseduar kurrë me Zidane”. Nëse ka vetëm një pistë që të çon te trajneri i ri, aq më i ndërlikuar është diskutimi për Ligën e Kampionëve (që vazhdon të jetë tabu për parisienët) dhe ideja e Super League. Dy argumente që shkojnë dorë për dore për Al-Khelaifin: “Liga e Kampionëve është e vështirë: vetëm një detaj, një gabim, si në Madrid, dhe je jashtë. Herët a vonë do ta fitojmë. Reali e meritoi Ligën e Kampionëve: e festuan për ditë të tëra dhe pastaj duan ta vrasin. Liga e Kampionëve është shpirti i futbollit. Është e padrejtë ta mohosh me një ligë të mbyllur. Nuk do ta lejojmë të ndodhë”.

Intervista përfundon me një goditje ndaj Tebas dhe La Ligas, të cilat ditët e fundit kishin bërë një denoncim në gjykatën franceze për një prishje të mundshme të Fair Play-it financiar në negociatat e rinovimit të Mbappè: "Tebas kush? Unë nuk i jap leksione askujt dhe nuk ndërhyj në klube apo kampionate të tjera. Është e pahijshme të pretendosh t'u thuash të tjerëve se çfarë të bëjnë. Unë nuk pranoj mësime nga ata që e shohin Ligën e Kampionëve si një kërcënim për kampionatin e tyre. Kam një projekt për të ndërtuar, duke i respektuar të gjithë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI