Flash

Skandal në Kamerun, federata heton mbi 44 futbollistë: dyshime mbi moshën e identitetin

Lapsi.al 23 June 2022
Skandal në Kamerun, federata heton mbi 44 futbollistë: dyshime mbi

Në një vendim të paprecedentë, federata e futbollit të Kamerunit ka vendosur të thërrasë 44 lojtarë nga 8 klube të ndryshme për një seancë dëgjimore për të hetuar mbi deklarimet e rreme të supozuara në lidhje me moshën dhe identitetin e tyre. Nuk është hera e parë që dyshime të këtij lloji ngrihen për futbollistët afrikanë dhe federata e Kamerunit ka vendosur të sqarojë situatën.

Lojtarët në fjalë duhet të shoqërohen nga presidentët e klubeve të tyre dhe do të dëgjohen personalisht (me ose pa avokat) midis 4 dhe 8 korrikut të ardhshëm. Të gjithë ata dyshohen, siç thuhet në shënimin e lëshuar nga federata, se kanë siguruar “dokumenta false duke gënjyer për moshën dhe identitetin”. Në shënim specifikohet gjithashtu se ata që nuk marrin pjesë në seancë do të përballen me pasoja të rënda.

Në Afrikë ndodh shpesh të shohësh skuadra të të rinjve plot me lojtarë që në realitet e kanë kaluar moshën e lejuar për të luajtur në kategori të tilla. E vendimi i Kamerunit, në këtë kuptim, mund t'i hapë rrugën një sërë nismash të ngjashme edhe në vende të tjera afrikane. Kështu duket se ka nisur rinovimi i premtuar dhe promovuar nga Samuel Eto'o, pasi ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit në dhjetor 2021 u zgjodh president i federatës së futbollit të Kamerunit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI