Flash

Bugatti rrezikoi të godiste depozitën e gazit: Cristiano Ronaldo do të paguajë gjithë dëmet…e nuk janë pak

Lapsi.al 23 June 2022
Bugatti rrezikoi të godiste depozitën e gazit: Cristiano Ronaldo do

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet familjare në Mallorca, por udhëtimi i tij në ishullin spanjoll mori një kthesë të papritur në orët e fundit, kur Bugatti Veyron i tij, me vlerë 2.1 milionë euro, u përplas me një mur. E tani, pak ditë më vonë, vjen edhe fatura e dëmit. Kush paguan? CR7, sigurisht. Sulmuesi ka premtuar në fakt se do të përballojë të gjitha shpenzimet.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, teksa Ronaldo dhe familja e tij po bënin një shëtitje jashtë qytetit. Nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës, por sipas thashethemeve, ishte një punonjës i lojtarit, me shumë gjasa një nga truprojat e tij. Ajo që duket e sigurt është se portugezi nuk ishte duke drejtuar kur ndodhi aksidenti. Mediat vendase raportojnë se Ronaldo ka dalë me shpejtësi nga makina për të vazhduar udhëtimin, duke lënë punonjësit e tjerë të lojtarit të presin policinë lokale.

Një burim tha për shtypin se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale: “Makina është përplasur me një mur, por ka pasur vetëm dëme materiale pa të lënduar dhe drejtuesi ka marrë përgjegjësinë e plotë për atë që ka ndodhur. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë anësore pranë spitalit Joan March. Makina duket se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie, që ka pas një depo me bombola gazi”.

Pra, vetëm dëme, dhe jo vetëm për Bugattin. Ronaldo, megjithatë, siç ka bërë të ditur për Daily Mirror pronari i shtëpisë së goditur, tashmë ka premtuar se do të paguajë për gjithçka: “Më duhej të prisja pak që të hapej dera, por më pas më pritën një burrë dhe një grua shumë të sjellshëme. Më premtuan në emër të Ronaldos se do të kompensohesha për çdo dëm të shkaktuar nga makina”.

E dëmet nuk janë të pakta. Burri, duke folur për gazetën UltimaHora, ka shpjeguar se do të ketë shumë shpenzime: “Më thanë të rregulloja gjithçka dhe të mbaja faturat. Janë prishur tubat e ujit dhe që nga ai moment nuk mund të jetoj normalisht në shtëpinë time. Dera është shkalafitur dhe janë shembur dy kolona betoni”. Fatmirësisht, supermakina e lojtarit nuk ka goditur depozitën e butanit, një gaz i ndezshëm, i cili ndodhej në afërsi të godinës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI