Flash

Ish-partnerja e Allegri pas denoncimit: "Akuza instrumentale, kërkon vetëm të ulë pagesën"

Lapsi.al 23 June 2022
Ish-partnerja e Allegri pas denoncimit: "Akuza instrumentale, kërkon

Pas lajmit të denoncimit nga Massimiliano Allegri ndaj ish-partneres Claudia Ughi, e akuzuar për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare, vjen përmes zërit të avokatëve të saj mbrojtja e gruas me të cilën trajneri i Juventusit kishte një lidhje që zgjati 13 vite dhe përfundoi në vitin 2017. Siç raportohet nga Il Corriere della Sera, në fakt, sipas avokatëve të gruas, Davide Steccanella dhe Paolo Davico, akuza e Allegrit është "instrumentale" dhe ka si qëllim "uljen në favor të tij të kontributit mujor për të birin".

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, Allegri dhe Ughi kishin arritur një marrëveshje në gjykatën civile të Torinos, ku trajneri i Juventusit mori përsipër të paguante dhjetë mijë euro në muaj për mbajtjen e fëmijës. Para që, sipas trajnerit të Juventusit, gruaja i ka "përdorur tërësisht ose pjesërisht për qëllime personale" përvecse kishte blerë prona në emër të djalit të të dyve.

Akuzat që i janë kthyer menjëherë dërguesit nga avokatët mbrojtës (seanca paraprake është caktuar për 5 korrik në Pallatin e Drejtësisë Bruno Caccia në Torino): “Duket e paqëndrueshme që një nënë të qortohet se nuk ka përdorur peshore mes dy vëllezërve që bashkëjetojnë, duke bërë nënën dhe njerkën - lexohet në dokumentet e gjykatës - Do të ishte sikur të pretendoje që në një mjedis familjar të përbërë nga tre persona, një nënë t'i blejë vajzës së saj një triko me vlerë më të vogël se të vëllait, vetëm sepse babai i të dytit është më i pasur”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI