Flash

Juventus-Pogba, mbyllet në mesditë takimi vendimtar: nis numërimi mbrapsht për zyrtarizimin

Lapsi.al 23 June 2022
Juventus-Pogba, mbyllet në mesditë takimi vendimtar: nis numërimi

Kjo mund të ketë qenë dita vendimtare për rikthimin e Paul Pogba te Juventus. Në mëngjes në fakt është zhvilluar një takim i ri në Milano mes menaxherit të francezit, avokates Rafaela Pimenta dhe drejtuesve të Juventusit për të depozituar detajet përfundimtare të marrëveshjes. Prezenca ballë për ballë përfundoi rreth mesditës. U arrit një marrëveshje përfundimtare për kohëzgjatjen e kontratës, e cila mund të jetë katërvjeçare ose trevjeçare me opsion për vitin e katërt.

Në tavolinë ishin edhe emrat e De Ligt, Kean dhe Luca Pellegrinit, të asistuar nga e njëjta kompani e themeluar nga Mino Raiola, por në qendër të diskutimit ishte cështja Pogba. Njoftimi zyrtar për mbërritjen e Pogba duhet të vijë në fillim të korrikut, kur francezi pritet në Torino për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Kështu, numërimi mbrapsht për kthimin e Pogba në Torino ka filluar gjashtë vjet pas lamtumirës së tij. Nga sot çdo ditë mund të jetë e duhura për shpalljen e “Pogback”: francezi rikthehet në vendin ku u bë lojtar i madh dhe rinis nga tetë titujt që fitoi me Juventus për t'u rikthyer protagonist dhe për t'u bërë edhe më i madh, ndoshta me numrin 10 mbi supet e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI