Flash

Vrasje e qëllimshme e Maradonës: 8 persona nën hetim, rrezikojnë deri në 25 vjet burg

Lapsi.al 23 June 2022
Vrasje e qëllimshme e Maradonës: 8 persona nën hetim,

Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga ai 25 Nëntor 2020 tragjik, ku në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta Diego Armando Maradona. Një vdekje që ka ardhur si pasojë e “mosveprimeve” të atyre që po e mjekonin, të cilët e kishin braktisur “në fatin e tij” gjatë qëndrimit në shtëpi. Kjo është teza e prokurorëve të ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro, tezë e pranuar të mërkurën nga gjyqtari i garancisë në Tigre, Orlando Diaz, i cili ka vendosur të padisë tetë persona.

Tetë punonjës shëndetësorë do të gjykohen për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese, në përfundim të hetimeve për vdekjen e Diego Maradonës, e cila ndodhi si pasojë e një ataku kardiak. Një gjykatës në San Isidro urdhëroi ngritjen e aktakuzës për të tetë personat, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Diaz, plus disa infermierë. Siç raporton Ansa, prokuroria kishte kërkuar aktakuzë prillin e kaluar, duke vënë në dukje mangësitë dhe neglizhencën në kujdesin e Pibe de Oro, i cili në momentin e vdekjes po shërohej në shtëpi nga pasojat e një neurokirurgjie. Ai vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, insuficiencë zemre, përkeqësimin neurologjik dhe varësia nga alkooli dhe drogat psikotrope.

Të tetë ata do të gjykohen për “vrasje të thjeshtë me dashje të mundshme”. Ata rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vjet burgim, por për momentin prokurori i San Isidros nuk ka kërkuar masën e paraburgimit. Një ekspertizë në kuadër të hetimeve arriti në përfundimin se ish-lojtari ishte “braktisur në fatin e tij” nga ekipi i tij mjekësor, duke e çuar në një agoni të ngadaltë. Të gjithë i kanë mohuar akuzat. Leopoldo Luque, një mjek dhe njeri i besuar i Maradonës, tha se ishte "krenar për atë që bëri", duke thënë se "u përpoq të ndihmonte" ish-kampionin argjentinas.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI