Flash

Video/ Pranga tifozit të Feyenord: policia sulmohet nga ultrasit që e lirojnë

Lapsi.al 25 May 2022
Video/ Pranga tifozit të Feyenord: policia sulmohet nga ultrasit që e

Hyrja në stadium është edhe momenti tjetër delikat i finales. Në kohën kur tifozët i drejtohen impiantit Arena Kombëtare, një incident ka ndodhur jashtë stadiumit, kur turma të mëdha tifozësh prisnin në radhë për t’u futur në brendësi, për të ndjekur finalen e Conference League.

Në postblloqet e policisë, për kontrollin e tifozëve, është ndalur nga policia njëri prej tyre në afërsi të pallatit të Kongreseve. Tifozi i Feyenoord ka bërë rezistencë, duke detyruar forcat e rendit ta ndalojnë, por ultrasit hollandezë janë bërë grup, duke shkuar drejt policisë dhe duke i detyruar t'i heqin prangat.

Pas negociatave që zgjatën disa minuta, sic raporton Panorama Sport, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit të Feyenoord, për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje me tifozët holandezë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI