Flash

Video/ Mediat italiane jehohë natës së dhunshme para finales: "Frikë në Tiranë", "60 të arrestuar, 48 romanistë"

Lapsi.al 25 May 2022
Video/ Mediat italiane jehohë natës së dhunshme para finales:
Nata e mbrëmshme në kryeqytet me përplasjet e dhunshme mes dy tifozerive, Romës e Feyenoord me policinë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Gazzetta dello Sport e ka titulluar "Frikë në Tiranë: përplasje të provokuara nga tifozët e Feyenoord, rreth 15 të plagosur", duke drejtuar kështu gishtin nga përgjegjësit hollandezë. "Me kalimin e orëve, situata e rendit publik është bërë dramatike në Tiranë, ku finalja e Conference League është planifikuar për mbrëmjen e sotme (e mërkurë) - shkruan gazeta rozë -. Sipas burimeve policore në kryeqytetin shqiptar, të plagosurit janë pesëmbëdhjetë, dymbëdhjetë policë shqiptarë dhe tre tifozë. Dy italianë kanë pësuar lëndime në kokë dhe në fytyrë. Një nga policët është në kushtet e cilësuara si “serioze”. "Mediaset" ka qenë më informativ në lajmin e publikuar për finalen e Conference League: "Incidente në Tiranë: 60 tifozë të ndaluar nga policia, 48 janë romanistë". Megjithatë në raportimin e tyre është evidentuar fakti se mes turmës janë gjetur "shkopa, krik e objekte të tjera të rrezikshëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI