Flash

"I kam fituar dy ndeshje për titullin kampion...": Slot paralajmëron Mourinhon para finales

Lapsi.al 24 May 2022
"I kam fituar dy ndeshje për titullin kampion...": Slot

“Do të jetë interesante të shohim se si lojtarët tanë do të reagojnë në një finale". Një frazë e thënë në konferencën për shtyp nga tekniku i Feyenoord, Arne Slot, që tregon gjithë atmosferën në kampin hollandez. Lojtarët që tekniku ka sot në organikë vërtetë nuk kan luajtur më parë një finale, por Feyenoord nuk ka gabuar asnjëherë në tre finalet e mëparshme, ndaj është dicka e gjitha për tu zbuluar se cfarë do të ndodhë nesër në Arenën Kombëtare, në finalen e Tiranës në Conference League. "Lojtarët tanë duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo detyrimisht si trysni. Por nuk duhet të heqësh plotësisht trysninë - vazhdoi Slot -. Megjithatë, për fat të mirë ata nuk kanë treguar një sjellje të ndryshme nga ajo që kanë treguar gjatë gjithë vitit".

Trajneri i Feyenoord nuk ka ngurruar edhe të lëshojë sfidën ndaj kolegut shumë më të titulluar: "Është e qartë që në karrierën time si futbollist nuk kam arritur në këto maja. Por i kam fituar dy ndeshje për titullin kampion. Është e këndshme që të shkosh në finale edhe si trajner, por është sidomos e këndshme të fitosh”, tha Slot para mediave, duke shigjetuar edhe njëherë Mourinhon që e ka quajtur avantazh faktin që hollandezët kishin më shumë ditë për të përgatitur finalen: "Ndryshimi kryesor është se nesër ne do të përballemi me lojtarë që kanë kushtuar pak më shumë se rivalët e tyre në 54 ndeshjet e mëparshme, me përjashtim ndoshta të Ajaksit dhe Olimpik Marsejës. Cilësia e individëve do të bëjë diferencën, jo cila skuadër ka pasur më shumë ditë pushimi".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI