Flash

Chelsea në duart e Todd Boehly: Qeveria britanike aprovon shitjen e klubit

Lapsi.al 25 May 2022
Chelsea në duart e Todd Boehly: Qeveria britanike aprovon shitjen e klubit

Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile për shitjen e klubit të futbollit të Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur Bloomberg, duke cituar disa burime konfidenciale. Vendimi, i pritur në orët e fundit, do të lejojë kështu kalimin e klubit londinez te konsorciumi amerikan i drejtuar nga Todd Boehly.

Ish-pronari i shoqërisë, oligarku rus, por me pasaportë portugeze, Roman Abramovich, nuk do të përfitojë asgjë nga shitja: të gjitha të ardhurat do t'i dhurohen një shoqate bamirësie që kujdeset për viktimat e luftës në Ukrainë. Nga pikëpamja sportive, megjithatë, Blues do të mund të rikthehen të operojnë në merkaton e transferimeve, gjë që mund të përmirësojë më shumë skuadrën e Tuchel.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI