Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Prapaskena e finales/ Nedved shpërthen kundër lojtarëve e Allegrit: konfrontim me Agnelli para Arrivabenes e Cherubinit

Lapsi.al 14 May 2022
Prapaskena e finales/ Nedved shpërthen kundër lojtarëve e

Pas dhjetë vitesh triumfe ndoshta të papërsëritshëm, Juve shikon brenda vetes dhe zbulon se diçka nuk shkon në disa nivele. Një vit pa trofe nuk është sigurisht një dramë (ka skuadra kryesore që kanë fituar pak ose aspak në të njëjtën periudhë), por në Torino nuk mund të përballojnë të përjetojnë një tjetër sezon si ky. Sepse Juventus është Juventus. E përplasja, që duket e fortë, ndodhi menjëherë pas humbjes djegëse dhe në një farë mënyre edhe të pamerituar, në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, më i nervozuari ka qenë Pavel Nedved. Ish-mesfushori çek, tashmë zv/president i Juventusit, nuk e ka fshehur zhgënjimin, duke u shfryrë fillimisht me lojtarët që ktheheshin në dhomat e zhveshjes dhe më pas me Max Allegrin. Në shënjestër i gjithë grupi i skuadrës, fajtor se nuk dha gjithmonë më të mirën, por edhe vetë trajneri për disa zgjedhje formacioni, në Romë e jo vetëm, e për nervozizmin e tij gjatë ndeshjes, që i kushtoi edhe përjashtimin. Nedved nuk ka qenë asnjëherë një dashamirës i madh i livornezit, aq sa ka qenë ai së bashku me Paraticin që kanë shtyrë për ndryshimin e pankinës, gjë që më pas çoi në ardhjen e Sarri. “Furja çeke” nuk është ndalur edhe për të debatuar me Andrea Angellin, në prani të Arrivabene dhe Cherubinit, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen, duke qenë se gjatë vitit ka pasur shumë pak hapa përpara nga Zonja, përsa i përket lojës.

Natyrisht, materiali i disponueshëm në qendrën nervralgjike të fushës nuk është i nivelit më të lartë dhe përshtypja është se Allegri ka bërë dhe ka marrë më të mirën me atë që kishte në dorë. Më pas, duhet të analizohet edhe çështjen e dëmtimeve, vërtetë shumë ato muskulare, të cilat krijuan disa fërkime mes stafit mjekësor dhe atij teknik.

Nuk gjen bazë, nga ana tjetër, lajmi për ndryshimin e porgramit pas ndeshjes. Sipas dikujt, Juventusi mohoi lejen e lojtarëve për të qëndruar në kryeqytet, por në të vërtetë klubi kishte vendosur që para se të dilte në fushë, që të gjithë të ktheheshin në Torino menjëherë pas ndeshjes. Edhe pse rifillimi i stërvitjes ishte caktuar për të shtunën në mëngjes. Prandaj, asnjë ndëshkim: kthimi i menjëhershëm në shtëpi nuk lidhet me rezultatin e derbit të Italisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI