Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

FOTO/ Tre birra e një smartphone në kokë: Schalke kthehet në Bundesligë, tifozi bëhet hero në internet

Lapsi.al 12 May 2022
FOTO/ Tre birra e një smartphone në kokë: Schalke kthehet në

Schalke 04, pas një viti në Zweite Bundesliga, është rikthyer në ligën elitare gjermane. Fitorja ndaj San Paulit në javën e parafundit të kampionatit ishte vendimtare. Një rikthim i jashtëzakonshëm për skuadrën e Büskens, i cili ishte dy gola në disavantazh në pjesën e parë, por arriti të fitonte 3-2. Klubi i Rhineland arrin kështu 62 pikë në renditje dhe është pesë pikë përpara rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë. Numra që e lejojnë Schalke të fitojë promovimin aritmetik me një ndeshje para kohe.

E megjithatë, për tifozët e futbollit, heroi është i ndeshjes nuk ishte autori i dy golave Matanovic, por një tjetër: një tifoz. Burri e ndoqi ndeshjen midis ekipit të Büskens dhe St. Pauli nga tribunat e Veltins-Arena. Mbështetësi arriti të balancojë tre gota në kokë, me ndihmën e një smartphone dhe u bë idhulli i internetit.

Tifozi i Shalkes vendosi një nga birrat direkt në majë të kokës. Ai më pas vendosi një celular mbi gotë për të krijuar një nivel të ri dhe vendosi dy birra të tjera mbi ekranin e smartfonit. Tifozi u filmua duke lëvizur dhe duke mbajtur një shall, por birra mbeti në gota. Asnjë pikë nuk ra në tokë. Shumë përdorues komentuan “performancën” e tifozit, e cila shumë shpejt u bë virale në internet: “Arsyeja e vërtetë pse u promovua Schalke”, shkruan dikush.

Nuk është hera e parë që tifozët dhe birrat ua vjedhin shfaqjen lojtarëve dhe ndeshjes. Një tifoz danez, për shembull, përfundoi në qendër të vëmendjes pasi kishte mbajtur 12 gota plus një hot-dog gjatë një ndeshjeje të Euro 2020. Imazhet e një tifozi të FC Twente që mbante 48 gota gjatë ndeshjes së Eredivisie kundër Willem II u bënë virale. Mbështetësi më pas u la në hije nga një tjetër tifoz i Tëente, i cili u filmua duke mbajtur 64 gota plastike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI