Flash

Në Angli janë të sigurtë: Juventus në avantazh për Pogba, ofertë prej 9 milionë euro në sezon

Lapsi.al 12 May 2022
Në Angli janë të sigurtë: Juventus në avantazh për

Me lamtumirën e Chiellinit dhe Dybalas, Juventus është në kërkim të një lideri të ri, i cili sipas Mirror do të jetë Paul Pogba. Klubi i Juventusit ka dorëzuar një ofertë prej 9 milionë euro në vit plus bonuse për mesfushorin francez, i cili do të mbërrinte në Torino me parametër zero në qershor, pasi kontrata e tij me Manchester United të skadojë. Juve, shpjegon tabloidi anglez, beson se sforco ekonomike do ta bindë 'Oktapodin' të pranojë dhe të kthehet te bardhezinjtë gjashtë vjet pas shitjes që e çoi atë te Djajtë e Kuq.

Pogba ka marrë një ofertë edhe nga Paris Saint-Germain dhe, ndërkohë, pret një lëvizje edhe nga Real Madrid. Nga ana tjetër, propozimi i City është refuzuar menjëherë: 29-vjeçari nuk dëshiron të “tradhtojë” tifozët e United dhe në çdo rast do të donte të rifillonte në një tjetër kampionat pas viteve të vështira në Premier League.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI