Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Video/ Apostolov bëhet i famshëm në rrjet: nga Bullgaria vjen humbja e kohës më skandaloze e historisë

Lapsi.al 12 May 2022
Video/ Apostolov bëhet i famshëm në rrjet: nga Bullgaria vjen
Kur ekipi yt është në avantazh dhe loja po mbaron, është një praktikë e vendosur tashmë se duhet humbur kohë dhe të fitohen sekonda të çmuara për t'iu afruar bilbilit të trefishtë fatal të arbitrit. Një zakon që mund të shihet në çdo nivel dhe në çdo fushë loje, nga stadiumet më të rëndësishme të Champions League deri te ato padyshim më modestë dhe të largët në provinca. Por ajo që ndodhi në Divizionin e Tretë të Bullgarisë mund të konsiderohet lehtësisht si humbja e kohës më e keqe e historisë. Minutat shtesë të javës së 31 të Kategorisë së Tretë juglindore bullgare. Në fushë, vendasit e Balkan Botevgrad kryesonin 2-1 ndaj liderve të kampionatit Belasitsa dhe po i rezistonin me guxim sulmeve të ekipit mik për të ruajtur rezultatin. Çdo rivënie, çdo goditje e lirë, çdo rifillim i lojës bëhet kështu një mundësi për të fituar kohë dhe për të arritur tek fishkëllima e fundit e gjyqtarit. Pastaj, në minutën e 93’, hyri në skenë, Yordan Apostolov, asi i ri i artit fisnik të “humbjes së kohës”. Apostolov u dëmtua aq shumë, deri në pikën që dy shoqërues të "armatosur" me barrelë detyrohen të nxjerrin jashtë fushës. Pikërisht në atë moment, lojtari vendas ka një "shkëlqim gjenialiteti", duke parë një tjetër mundësi për të fituar kohë në rrugën drejt daljes nga fusha. Apostolov e la veten, në mënyrë të ngathët, të rrëzohej nga barela disa herë dhe duke u rrotulluar përtokë. Një skenë pa dyshim patetike që tërboi në mënyrë të pashmangshme pankinën e Belasitsa, me ndeshjen që përfundoi me një sherr të vërtetë. E kotë të thuhet se skena u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar ilaritetin e internetit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI