Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Video/ Nga “Fun Festival” tek ekspozimi i trofeut dhe darka gala: ja detajet e finales në Tiranë

Lapsi.al 12 May 2022
Video/ Nga “Fun Festival” tek ekspozimi i trofeut dhe darka gala: ja

Më pak se dy javë nga finalja e parë në historinë e UEFA Conference League, stadiumi kombëtar “Air Albania” bëhet gati për organizimin e jashtëzakonshëm të 25 majit, me kryeqytetin nën ethet e vigjiljes. Në kuadër të këtij eventi madhështor ku puna ka nisur prej javësh është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë. Në lidhje me këtë plan, drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo tregon disa nga detajet kryesore për fshf.org, që nga brandimi i kryeqytetit, te aktivitetet e ndryshme në sheshin Skënderbej, ekspozimi i trofeut dhe darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtare.

Përgatitjet për eventin dhe aktivitetet e parashikuara – Përgatitjet janë të shumta, aktivitetet janë masive. Parashikohet që çdo njeri që do të zbresë në Shqipëri në ato ditë do të kuptojë që ka të bëjë me një event madhor, duke nisur nga aeroporti, deri në pikat kryesore të qytetit. Brandimi do të nisë që nga aeroporti dhe do të vazhdojnë përgjatë Rrugës së Durrësit dhe më tutje do të kemi Sheshin Skëndërbej që do të jetë i gjithi i përgatitur për mikpritjen e tifozëve dhe simpatizantëve të futbollit. Bulevardi do të ketë një dekorim të veçantë dhe më tej edhe stadiumi, që është arena kryesore e këtij aktiviteti. Përveç këtyre do të ketë edhe dy pika takimi të tifozëve, Fan Meeting Points, ku do të takohen tifozët e dy klubeve të Romës dhe Feyenoord.

“Fan Festival” në Sheshin Skënderbej – Sa i përket sheshit Skënderbej, aty do të jetë vendi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet. Do të ketë lojëra të organizuara posaçërisht për fëmijët, një fushë futbolli ku të gjithë njerëzit do të luajnë futboll në shesh, aktivitete të tjera për fëmijët dhe të rriturit.

Trofeu i parë i kompeticionit – Do të ketë ekspozimin e trofeut të vërtetë në këtë shesh, që do të jetë i ruajtur me Security të veçantë dhe do të vendoset në një skenë dhe njerëzit mund të shkojnë pranë tij dhe të bëjnë fotografi.

Darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtarë – Pjesë e veçantë e këtij organizimi do të jetë edhe darka gala ose thënë ndryshe darka zyrtare e aktivitetit. Është një organizim unik që nuk është bërë më parë në Shqipëri në këto përmasa. Darka do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të ketë një skenografi të veçantë, të menduar posaçërisht për këtë mbrëmje. Pjesëmarrësit do të jenë të niveleve të larta, duke nisur nga UEFA, si palë organizatore e kësaj finaleje, Presidenti Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sponsorë, si dhe pjesëmarrja nga Federata që do të jetë e niveleve më të larta, Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm si dhe të ftuar të tjerë dhe pjesëmarrja nga politika shqiptare do të jetë e niveleve më të larta. Do të jetë i ftuar edhe Kryeministri Rama.

https://youtu.be/nnhL32xE_oI

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI