Flash

Video/ Conte rrëmben shansin e fundit për Champions: Tottenham dërrmon Arsenal në derbin e Londrës

Lapsi.al 12 May 2022
Video/ Conte rrëmben shansin e fundit për Champions: Tottenham

Tottenham rihap plotësisht sfidën në zonën e Champions League: falë ndeshjes 3-0 në shtëpi kundër Arsenalit, vendi i katërt aktualisht i Gunners tani është vetëm një distancë larg e për më tepër me përplasjen direkte në favor të Contes në rast të arritjes me pikë të barabarta. Arsenal, të mbetur me dhjetë lojtarë nga minuta e 33' (e verdhë e dyfishtë për Holding) u dorëzuan nën goditjet e Kane (dygolësh mes 22' dhe 37') dhe Son (47').

Kur kanë mbetur edhe 180 minuta nga fundi i Premier League, gjithçka është e hapur për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Vetëm një pikë ndan tani Tottenham nga Arsenali i vendit të katërt, i mposhtur qartë 3-0 në New White Hart Lane. Pas një mundësie për Odegaard, ndërhyrja e gabuar e Cedric ndaj Son (në minutën e 22) përcaktoi penalltinë për Spurs që u transformua nga Kane. Ndeshja u bë tepër e komplikuar për Gunners, që mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 33-të: Holding mori dy kartonë të verdhë brenda 7 minutave dhe kështu përfundoi para kohe lojën e tij. Skuadra e Antonio Contes e shfrytëzoi menjëherë e në minutën e 37, nga këndi i Son, goditja me kokë e Bentancur u bë një asist për Kane, që i mori kohën Nketiah para se të mposhtte Ramsdale.

Në superioritet numerik, Tottenham shënoi 3-0 në fillim të pjesës së dytë, me një gol vërtet shumë të lehtë për Son për tu shënuar. Derbi i Londrës së Veriut përfundoi me kaq. Tani, vëmendja është në kalendarin e dy javëve të fundit: me një pikë avantazh, Arsenal duhet të përballet me Newcastle dhe Everton, ndërsa Tottenham do të përballet me Burnley (në një përleshje për të shmangur rënien) dhe Norwich.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI