Flash

Dinamo me ankthin e rrëzimit, Partizani e Kukësi "tifozë" me Tiranën: gjithçka për javën e 34-rt të Superiores

Lapsi.al 14 May 2022
Dinamo me ankthin e rrëzimit, Partizani e Kukësi

Të gjitha në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë, për të tre javët e fundit të Superiores. Është vendosur kështu, për të shmangur tolerimet e aleancat e do të vazhdohet kështu, pavarësisht se kurdo të luhej e me cfarëdo rezultati të kundërshtarit për skuadrat në lojë nuk ka alternativa përvec fitores. Kështu, në javën e 34, Klasikja vlen shumë më tepër për Vllazninë se për kampionët e saposhpallur, ndërsa Kukësi do të kërkojë fitoren që rrëzon Dinamon matematikisht në Kategorinë e Parë me Egnatian që e ka mbledhur mendjen për playout-in.

Ato me Vllazninë nuk janë kurrë vetëm thjesht ndeshje, ndaj kampionët e sapo shpallur duan të respektojnë veten, kampionatin e të gjitha skuadrat që kanë një objektiv për të arritur. Kështu, asnjë neglizhencë, jo me formacionin që do të zbresë në fushë në fundjavë kundër shkodranëve, pavarësisht se hapësirë të rinjve tekniku ka menduar t’i rezervojë. Boshti I skuadrës , ai që udhëhoqi bardheblutë drejt kurorës së 26, nuk do të preket. Edhe pse ndonjë lëvizje do të ketë, duke filluar nga të detyrueshmet. Tosevski doli i dëmtuar në derbi e nuk është akoma gati, ashtu si Xhixha që vazhdon të vuajë nga abdominalet dhe konsiderohet jashtë çështjes. Atëherë, Gjumsi nga minuta e parë, por kjo nuk është dicka e re. Anësori ofensiv është preferuar shpesh në mungesë të titullarëve, Nikshi po ashtu, e për lojtarë si Zhivanaj , 12 prezenca këtë sezon, një element që jep siguri.

Skënderbeu, tani i qartë se nuk ka as trajner për sezonin e ardhshëm, do të presë Lacin, me të dyja skuadrat që nuk kanë më synime në këtë pjesë të mbetur të kampionatit. Kastrioti e Teuta që ndajnë vendin në renditje me 43 pikë, mund të tentojnë të guxojnë të shohin më lart, edhe pse rikuperimi prej 6 pikësh në tre ndeshje për vendin e tretë duket fantazi e pastër.

Partizani duhet të fitojë në Rrogozhinë me Egnatian për të mbajtur vendin e tretë e për të mos u parakaluar nga Vllaznia, pa harruar se Kukësi është tre pikë karg dhe duhet të luajë në shtëpi kundër Dinamos që mund të zbresë matematikisht nga kategoria. Skuadra e Vanolit edhe nëse fiton me Kukëin mund të mos ia dalë, nëse Egnatia merr të paktën një pikë me Partizanin.

SUPERIORE, JAVA E XXXIV

14/05/22

Skënderbeu 17 : 15 Laçi

Kastrioti 17 : 15 Teuta

Egnatia 17 : 15 Partizani

Tirana 17 : 15 Vllaznia

Kukësi 17 : 15 Dinamo

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI