Flash

Stërnipi i Duçes e nipi i Sofia Loren: Sarri thërret për debutimin me Lazion Floriani Mussolinin

Lapsi.al 23 October 2021
Stërnipi i Duçes e nipi i Sofia Loren: Sarri thërret për

Një lojtar me rritje të madhe, prandaj dhe u shpërblye. Në shkurt debutimi me Të rinjtë, tashmë thirrja e parë në ekipin e parë. Romano Floriani Mussolini, djali i ish-europarlamentares Alessandra Mussolini dhe stërnipi i Benitos (i cili është një nga emrat e tij të pagëzimit), është thirrur nga Sarri për ndeshjen që Lazio do të luajë në Verona. Mungon ende statusi zyrtar, por i riu është grumbulluar me skuadrën për ndeshjen në transfertë me Hellas.

Nisur nga mungesat e Acerbit dhe Luiz Felipes, Sarri ka vendosur gjithashtu të mbështetet në lojtarin e datëlindjes 2003, i cili pasditen e së shtunës ka luajtur të gjithë ndeshjen e fituar nga Lazio Primavera kundër Cesenas (4-2). Thirrja e parë e Floriani Musolinit (i cili ka vetëm mbiemrin e të atit në fanellë) ka mbërritur, në mënyrë kurioze, në javën e polemikave për shkak të përshëndetjes fashiste të dhënë nga Juan Bernabé, kujdestari i shqiponjës Olympia, në fund të ndeshjes së fituar kundër Interit. Floriani, që di të luajë edhe si mbrojtës i krahut (djathtas) edhe si qendër, do të ulet në pankinë me fanellën me numrin 44: lehtësi e madhe vrapimi, taktikisht është shumë inteligjent. Djaloshi, në të cilin ka besuar shumë Mauro Bianchessi, kreu i sektorit të të rinjve bardhekaltër, ishte i ftuar në nëntor 2020, në programin "Dancing ëith the stars", në të cilin performoi me nënën e tij.

Tezja e tij është Sophia Loren (motra e Maria Scicolone, gruaja e Romano Musolinit), ai është fëmija i tretë i mbesës së Duçes (motrat e tij quhen Clarissa dhe Caterina). Në mars ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale, e cila do ta lidhë atë me bardhekaltrit deri në vitin 2024. "Duke parë atë ku kam filluar jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me SS Lazio, dhe të kaloj edhe tre vite të tjera me këtë fanellë", komentoi ai në atë kohë. Te Lazio ai ka qenë që në shkollën e futbollit, në vitin 2018 luajti si huazim te Vigor Perconti për gjashtë muaj, ndërsa për pjesën tjetër ka qenë gjithmonë bardhekaltër. Duke u rritur nga viti në vit, ai ka kaluar nga debutimi i tij me të rinjtë në thirrjen e tij të parë në ekipin e parë, në vetëm tetë muaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI