Flash

“Ishim cinikë, kaq duhej për këtë herë”: Martini i pakënaqur me pjesën e parë të Teutës

Lapsi.al 23 October 2021
“Ishim cinikë, kaq duhej për këtë herë”:

“Ishte ndeshje e rëndësishme kjo për ne pas humbjes me Tiranën. Pikët ishin të rëndësishme, ishim cinikë dhe morëm atë që dëshironim gjatë gjithë javës. Këto ndeshje për aspektin psikologjik janë të rëndësishme". Edi Martini merr frymë, me Teutën që rikthehet te fitorja pas humbjes me Tiranën, duke mundur 0-1 Egnatian. Natyrisht nuk ishte performanca më e mirë e durrsakëve dhe tekniku priste më shumë se një ndeshje të zgjidhur me penallti në fund: "Egnatia është ekip simpatik, luan mirë me topin na vuri disa herë në vështirësi. Na mungoi pasi i fundit gjë që mund të rrezikonim dhe në pjesën e parë. Duhet të ishim në kontroll me topin, nuk duhej të pësonim gol. Pjesa e parë i përligjet asaj humbjes së parë me Tiranën".

Tani, për vazhdimësinë shpresa e Martinit është tek efekti Niko Dovana: "Në ndeshjen me Tiranën, kemi pësuar gola elementare, ne nuk kemi nënvlerësuar asnjë nga të dyja skuadrat. Është e rëndësishme që të rikthehemi në fushën tonë, kur luajmë në shtëpi kemi tifozët mbështetjen e tyre. Kur një ekip që luan në fushë asnjëanëse ekipi tjetër sulmon më tepër”, përfundoi shkodrani.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI