Flash

Ultrasit e Beitar Jeruzalem rrahin një grua me aftësi të kufizuar: “Te ne nuk ka vend për gra e invalidë”

Lapsi.al 20 October 2021
Ultrasit e Beitar Jeruzalem rrahin një grua me aftësi të
Kanë xhiruar madje edhe një dokumentar të transmetuar në Netflix - Forever Pure - për Ultrasit e Beitar Jeruzalem. Fatkeqësisht nuk ka asgjë për tu mburrur. Tifozët e ekipit izraelit në fakt njihen për intolerancën e tyre. E edhe fundjavën e kaluar nuk zhgënjyen. Anëtarët e klubit "La Familia", gjatë ndeshjes kundër Hapoel Tel Aviv, u bënë protagonistë të një përleshje me mbështetësit e tjerë të klubit të tyre. Nga njëra anë, disa nxisnin ekipin e tyre, nga ana tjetër rreth njëqind anëtarë të "La Familia", u përpoqën me forcë t'i mbyllnin gojën tifozëve të tjerë në shenjë proteste për përfshirjen në formacion të lojtarit Youssouf Kamso Mara, me origjinë nga Guinea dhe musliman. Përkrahësit e Kamso Mara raportuan se ata ishin goditur me grushte e shkelma nga "La Familia". Mes të sulmuarve ishte edhe një grua me aftësi të kufizuara, e shtruar më vonë në spital. "Në shkallët tona nuk ka vend për gra dhe invalidë", thanë ata, sipas pohimit të vetë gruas për mediat. Pronari i Beitar i Jeruzalem, Moshe Hogeg - i cili ka vite që lufton racizmin në sport dhe i lodhur nga kjo situatë, e ka nxjerrë klubin në shitje në shtator - postoi një mesazh në Facebook duke kërkuar falje ndaj të sulmuarve. Ai shtoi se "La Familia ngjan me një organizatë terroriste" dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprime kundër anëtarëve të saj. Në të kaluarën kishte pasur tashmë gjeste proteste kundër myslimanëve. Në vitin 2019 kur klubi firmosi me nigerianin Ali Mohammed, "La Familia" kishte publikuar një postim proteste në mediat sociale: "Ne kemi një problem me emrin e tij që nuk mund të shqiptohet në stadiumin tonë ose të printohet në fanellën tonë". Situata ishte përkeqësuar në vitin 2020, kur Hogeg u përpoq t'i shiste 50% të Beitar Sheikut Hamad bin Khalifa Al Nahyan, një anëtar i familjes në pushtet në Abu Dhabi, një shitje që u bllokua më pas nga Federata izraelite e futbollit pas një hetimi që zbuloi marrëveshje të paqarta në të cilat Al Nahyan ishte përfshirë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI