Flash

Moti i nxehtë, këto janë qarqet që rrezikohen nga zjarri

Lapsi.al 24 June 2021
Moti i nxehtë, këto janë qarqet që rrezikohen nga zjarri

Nisur nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar për rrezik të lartë në Fier dhe Berat sa i përket zjarreve në pyje.

Në njoftim thuhet se në disa qarqe të tjera pritet rrezik i lartë vetëm në disa zona të lokalizuara, jo vetëm sot por edhe ditën e nesërme, konkretisht: Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

 

Detaje nga njoftimi:

Sot pasdite dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Të këshilluara

Plas arma në Tropojë, plagoset 39-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur në Tropojë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ardhur pas një konfli...

10:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI