Flash

Sërish eurobond/ Shqipëria do marrë 500 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

Lapsi.al 23 June 2021
Sërish eurobond/ Shqipëria do marrë 500 milionë euro borxh

Shqipëria pritet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond tjetër me vlerë 500 milione Euro. Tv Klan ka publikuar një kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për gjetjen e një konsulenti ligjor ndërkombëtar, i cili do të asistojë qeverinë në këtë proces.

Këtë herë Shqipëria do të tentojë përveç tregut europian edhe bursat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po kërkon propozime për këshilltarë ligjorë që do të japin asistencë ligjore gjatë emetimit të Eurobondit të pestë. Firmat duhet të ofrojnë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA” - thuhet ne dokument.

Një pjesë e Eurobondit që do të emetohet do të përdoret për shlyerjen e një shume të marrë më parë, ndërsa pjesa tjetër për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit. Parashikimi i bërë fillimisht për daljen në tregjet e huaja ishte viti 2022, por burime zyrtare thonë se në varësi të tregjeve dalja mund të jetë në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm.

Ky do të jetë Eurobondi i pestë që emeton Shqipëria, i fundit ishte ai i vitit 2020 i cili arriti një vlerë rekord prej 650 milionë Euro kundrejt një interesi 3.62%.

Të këshilluara

Merr flakë makina në ecje në Himarë (FOTO)

Një makinë ka marrë flakë në Qafën e Vishës në afërsi të Himarës. Makina me targa AB 413 AM ka qenë në lëvizje dhe sipas zjarrëfiksve dyshohet tej nxehja . Fatm...

19:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI