Flash

Fëmija 4 vjeç bie nga ballkoni i katit të tretë duke luajtur në shtëpinë e gjyshit

Lapsi.al 23 June 2021
Fëmija 4 vjeç bie nga ballkoni i katit të tretë duke

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga lartësia dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Sipas njoftimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte duke luajtur në shtëpinë e gjyshit të tij dhe është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, duke pësuar dëmtime në trup.

Fillimisht 4-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por tashmë është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specilaizuar.

Pogradec/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike. Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Merr flakë makina në ecje në Himarë (FOTO)

Një makinë ka marrë flakë në Qafën e Vishës në afërsi të Himarës. Makina me targa AB 413 AM ka qenë në lëvizje dhe sipas zjarrëfiksve dyshohet tej nxehja . Fatm...

19:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI