Flash

PD: Rama merr edhe kontrollin e AMA-s, vendos në krye zëdhënësen e PS-së

Lapsi.al 23 June 2021
PD: Rama merr edhe kontrollin e AMA-s, vendos në krye

‘Regjimi Rama-Doshi, tjetër goditje demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri’. Deklarata është bërë nga Albana Vokshi.

Sipas saj, ‘parlamenti njëpartiak i jep Edi Ramës kontrollin e AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive), duke i marrë vendet e opozitës në bordin e këtij institucioni që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur’.

"Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nëpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afateve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatet e listës së PS në zgjedhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar tē Medias, të votonin për Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave. E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMA-s, në shkelje të legjislacionit aktual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi", thuhet nder te tjera ne deklaraten e Albana Vokshit.

 

Të këshilluara

12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Arras të Dibrës, ku një 12-vjeçare u mbyt në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”. K...

15:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI