Flash

Rama bën snobin me BE-në: Nuk e humbas më gjumin për këtë, kur të duan jemi gati për martesë

Lapsi.al 23 June 2021
Rama bën snobin me BE-në: Nuk e humbas më gjumin për

Kryeministri Edi Rama tha se mos pasja e nja date për konferencën e parë ndërqeveritare nga BE për negociatat, tashmë nuk është një problem që lidhet me vendin tonë, por me vetë BE, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj. Rama tha se tashmë do të pritet vetëm kur BE të jetë gati, ndërsa do të vijohet me reformat për zhvillimin e vendit.

"S’ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE , por nuk jam i shqetësuar dhe nuk po humbas gjumin se kam gjëra tjera më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë, ne e kemi bërë punën tonë , kjo është e gjitha dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë, kur të jenë gati ata le të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë shtet evropian, sepse kjo është ajo çfarë kërkojnë fëmijët tanë dhe çfarë meritojnë vendet tona. Unë nuk do thoja qëndrimi bullgar, çdo vend i BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa e tjetër e familjes, kjo lidhet me Maqedoninë dhe Bullgarinë kaq. Ata thonë se na duan por s’janë gati për martesë. Do t’i presim kur të jenë gati", tha Rama.

Të këshilluara

12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Arras të Dibrës, ku një 12-vjeçare u mbyt në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”. K...

15:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI