Flash

Kurti në krah të Macron: Një situatë e re politike po krijohet në Europë

Lapsi.al 23 June 2021
Kurti në krah të Macron: Një situatë e re politike po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar këtë mbrëmje me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial “Elysee”. Para takimit, Macron dhe Kurti, ju drejtuan gazetarëve. Fillimisht Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës. Më tej ai përmendi edhe vizitën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Bruksel duke shtuar se një situatë e re politike po krijohet.

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane”, - është shprehur Kurti.

“Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet.

Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca. Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë”, shtoi Kurti.

Ndërsa Macron ftoi Kosovën dhe Serbinë të gjejnë një kompromis që të drejtohen nga e ardhmja evropiane.

“Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për t’u angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, - ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee.

Të këshilluara

Merr flakë makina në ecje në Himarë (FOTO)

Një makinë ka marrë flakë në Qafën e Vishës në afërsi të Himarës. Makina me targa AB 413 AM ka qenë në lëvizje dhe sipas zjarrëfiksve dyshohet tej nxehja . Fatm...

19:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI