Flash

Dalin detaje/ Çfarë ndodhi në takimin mes Kurtit dhe Macron

Lapsi.al 23 June 2021
Dalin detaje/ Çfarë ndodhi në takimin mes Kurtit dhe Macron

Zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka dhënë detaje nga takimi që u zhvillua sonte mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Pallatin Elysse në Paris.

Në takimin, i cili zgjati më shumë se 1 orë, Rexhepi tha se është diskutuar për tema me shumë rëndësi, siç është dialogu mes Kosovës e Serbisë, liberalizimi i vizave, nevojën për furnizim me vaksina, arsimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Kemi pasur një takim shumë miqësor, më shumë se një orë me presidentin Macron, një takim shumë të sinqertë. Kemi diskutuar për mundësinë që Kosova të furnizohet me vaksina anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti, dialogun me Serbinë dhe rrugën më të lehtë për në Bashkimin Evropian”, - ka bërë të ditur Rexhepi për Telegrafin.

Ajo po ashtu theksoi se gjatë takimit kryeministri Kurti ka ftuar presidentin Macron për vizitë në Kosovë.

E pyetur nëse ka parë shenja pozitive nga presidenti Macron, se do të përkrah Kosovën në kërkesat e saj gjatë procesit të dialogut me Serbinë, Rexhepi tha se Kosova do të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca.

“Për mua Franca është një shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe Presidenti Macron njëri nga liderët më të fuqishëm. Patjetër se duhet që Kosova të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca”, - u shpreh Rexhepi. 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI