Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua shtetasi Altin Voga, banues në Fushë-Krujë. Voga u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.