Flash

Video/ Zhgënjim anglez: kundër Skocisë nuk shkohet përtej 0-0

Lapsi.al 18 June 2021
Video/ Zhgënjim anglez: kundër Skocisë nuk shkohet përtej

Përfundon 0-0 derbi i Euro 2020 Angli-Skoci, në ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Derbi shumë i pritur britanik provon të jetë një sfidë emocionale, pavarësisht mungesës së golave: në një pjesë të parë ritmike, por pa raste, goditja e vetme në portë stampohet në shtyllë dhe është super kërcimi i Stones në zhvillimet e një goditje këndi. Në pjesën e dytë shfaqja u përmirësua ndjeshëm, por ndeshja nuk zhbllokohet megjithë presionin e madh në të dy krahët. Anglia arrin Republikën Çeke në krye të Grupit D, por duhet të presë deri ndeshjen e fundit për të siguruar fazën e 1/8.

Anglia, që synonte të mbyllë cështjen kualifikim pas dy ndeshjesh, e nisi ndeshjen fort, duke sqaruar menjëherë temën. Në më pak se një çerek ore, ekipi i Southgate ndërton dy mundësi. Së pari me Stones i cili kërcen shumë lart mbi të gjithë, por është i pafat me topin që godet shtyllën, me Marshall të mundur. Pastaj me Maunt, duke tentuar nga jashtë zonës, por që drithëron skocezët. Ndeshja nën shi në Wembley kompleton përfundimisht atmosferën britanike të sfidës. Në fushë, intensiteti nuk ishte i vazhdueshëm, por kjo është çështje tjetër. Anglia nuk bëri dot keq e kështu Skocia mbajti në ekuilibër sfidën e mbrëmjes londineze, deri në pikën që, në fund të pjesës së parë, një e djathtë nga O’Donnell e detyron Pickford të bëhet pis për herë në ndeshje.

Angli-Skoci përfundoi 0-0 dhe derbi britanik në Wembley e lë të hapur Grupin D pas ndeshjeve të dyta. Ekipi kombëtar i Southgate arrin Republikën Çeke në krye të renditjes me 4 pikë, por është praktikisht i dyti. Ndërsa skocezët me pikën e parë, barazojnë Kroacinë dhe ndezin ëndrrën e kualifikimit në grupin e të tretave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI