Flash

Video/ Hundë e thyer e gol me penallti: Schick heroi i Çekisë, Perisic mban në lojë Kroacinë

Lapsi.al 18 June 2021
Video/ Hundë e thyer e gol me penallti: Schick heroi i Çekisë,

Pas disfatës ndaj Anglisë, Kroacia merr vetëm një barazim me rikuperim ndaj Republikës Çeke dhe tani duhet të mundë Skocinë në ndeshjen e fundit të grupit për të shpresuar të kalojë në fazën e 1/8. Në Glasgoë vendosën golat e Schick në minutën e 37 me penallti dhe Perisic në minutën e 47. Çekët tani në kuotën e 4 pikëve janë pothuajse të sigurt për të arritur kualifikimin.

Në ditën e dytë të grupit D të Kampionatit Evropian, Republika Çeke sfidoji ballë-hapur Kroacinë. Goli i çekëve mban firmën e Patrik Schick, që fitoi penalltinë pas bërrylit të marrë nga Lovren dhe e realizoi po vetë me hundën akoma të përgjakur.

Pjesa e parë ofroi shumë pak emocione deri në minutën e 37, kur një bërryl i ngritur në zonë nga Lovren goditi Schick në fytyrë. Arbitri thirret nga Var dhe akordon penalltinë, shoqëruar me karton të verdhë për ish-mbrojtësin e Liverpool. Vetë Schick – goli i 3-të në turne - e transformoi duke i dhënë avantazhin Çekisë. As koha për të vendosur topin në qendër dhe Kroacia ka një mundësi flagrante për të barazuar, por Rebic goditi keq i vetëm para Vaclik. Në pushim shkohet me avantazhin e ngushtë të Republikës Çeke, ndërsa kroatët kthehen në fushë pa Rebic, por duke i besuar Perisic, që barazoi rezultatin pas vetëm 2 minutash me një të majtë të shkëlqyer. Më pas është Vlasic në minutën e 73 që ka shansin të përmbysë rezultatin, por goditja e tij përfundoi lartë. Në anën tjetër e imitoi edhe Hlozek, i sapo futur në fushë për Schick, për një barazim që lë hapur shumë skenarë, por që natyrisht sheh të favorizuar Çekinë e Schick.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI