Flash

Vuçiç zbardh detaje nga takimi: Kurti më pyeti 10 herë kur do e njohim Kosovën

Lapsi.al 16 June 2021
Vuçiç zbardh detaje nga takimi: Kurti më pyeti 10 herë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje të reja nga takimi me Albin Kurtin në Bruksel.

Vuçiç zbulon se Kurti e pyeti 10 herë se kur do e njihte Kosovën, dhe ai mori përgjigjen "Kurrë".

Ndërkohë Vuçiç e pranon u përgjigj në "mënyrë brutale" ndaj Kurtit, madje edhe mund ta ketë fyes, por nuk pendohet. Për Presidentin serb ishte befasi se si një njeri mund të përdorte një fjalor të tillë në takim.

Gjithsesi Kurti me Vuçiç do të takohen më 25 korrik në ballafaqimin e radhës nën një skenë të nxehtë politike.

Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel vështirë të quhej dialog, pasi nisi e përfundoi me konfrontime, pas ideve dhe propozimeve të hedhura në tryezë. Disa persona të afërt me delegacionet i quajtën madje edhe në “prag incidentesh” momentet e takimit, raportoi DQ, ndërsa siç sqaruan vetë Kurti dhe Vuçiç për mediat, bisedimet kanë reflektuar largësinë nga ku palët e shohin zgjidhjen e çështjes.

Si për ta përshkruar më së miri atmosferën konfliktuale në takim shërben përgjigjia që u dha Albin Kurti gazetarëvë, të cilët e pyetën nëse pati incidente. “Ishte mirë që kemi pasur një distancë prej dy metrash”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI