Flash

Mediat: Hollanda ndryshon qëndrim, mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Lapsi.al 16 June 2021
Mediat: Hollanda ndryshon qëndrim, mbështet hapjen e negociatave

Pas një kohe të gjatë kundërshtimi për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim. Mediet holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediet holandeze. Ata theksojnë se procedura e re e pranimit është “thelbësore”, ndërsa deklarojnë se një arsye për të rënë dakord për këtë është ndërhyrja kineze dhe ruse në Ballkan.

Pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet brenda këtij viti./BW

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Memaliaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Memaliaj. Raportohet se viktima quhet Adem Hada. Ai ishte 53 vjeç. Mësohet se ai po udhëton...

10:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI