Flash

Ndërtimet pa leje në Sarandë, 3 në pranga, 2 shpallen në kërkim

Lapsi.al 16 June 2021
Ndërtimet pa leje në Sarandë, 3 në pranga, 2 shpallen

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 3 shtetas, ka proceduar penalisht 2 si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Të 7-të këta shtetas akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Nga të arrestuarit, përfshihen, punëtorë dhe pronarë objektesh e trualli, ndërsa 2 personat e shpallur në kërkim janë D. H., 29 vjeç, i cili është konstatuar duke ndërtuar tri objekte pa leje, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë, Himarë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim policor 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasit K. Xh., 54 vjeç, banues në Dhërmi, pasi u konstatua nga shërbimet, duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompentete.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, e shtetasve: D. H., 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin Dh. L., 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Memaliaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Memaliaj. Raportohet se viktima quhet Adem Hada. Ai ishte 53 vjeç. Mësohet se ai po udhëton...

10:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI