Flash

Kërkuan 1 mln € dëmshpërblim për vrasjen e Artan Cukut, gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve

Lapsi.al 16 June 2021
Kërkuan 1 mln € dëmshpërblim për vrasjen e Artan Cukut,

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish komisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më para se të vritej dhe shteti nuk kishte marrë masa. Por kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

Artan Cuku, “Dëshmor i Atdheut” u vra duke hyrë në shtëpinë e tij më 8 Prill 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohen që ka qenë drejtues në Vlorë. Deri tani i vetmi që është pas hekurave për vrasjen është ekzekutori Mikel Shallari, i dënuar me 10 vite burg, ndërkohë që bashkëpunëtori dhe mbi të gjitha porositësi ende nuk është vendosur përpara drejtësisë. Drejtësia shqiptare ngriti akuzën si porositës kundër Bledar Jambellit, i cili u kap në Greqi, por më pas u la i lirë nga gjykata e vendit fqinj.

Bledar Jambelli, i njohur ndryshe me emrin Rikardo Muho, u arrestua në dhjetor të vitit 2018 në Greqi, pas vrasjes së kryekomisarit Artan Cukut. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Por gjykata e Lartë greke e liroi Bledar Jambellin. Drejtësisë i ka shpëtuar edhe Kristaq Leci. Mikel Shallari mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu porositësin. Në baze të hetimeve rezultoi se 38-vjeçari Jambelli e urdhëroi vrasjen e kryekomisarit për shkak se ai e kishte arrestuar në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës./ abc

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI