Flash

Rregullat e reja/ Si mund të udhëtosh tani në Europë edhe pa qenë i vaksinuar

Lapsi.al 16 June 2021
Rregullat e reja/ Si mund të udhëtosh tani në Europë edhe pa

Bashkimi Evropian tashmë e ka vendosur. Mund të udhëtohet në vendet e unionit edhe nga Shqipëria pa qenë i vaksinuar fare. Mund të udhëtohet për qejf, për turizëm apo për të takuar familiarët.

Do të mjaftojë vetëm një tampon negativ i kryer brenda 72 orëve fundit ose një tampon i shpejtë i kryer brenda 48 orëve.

Vendimi u morr nga 27 ambasadorët në Këshillin e BE dhe të premten do të marrë vulën përfundimtare. Gjithsesi do të mbetet në dorën e vendeve nëse përveç tamponit do të kërkojnë edhe një periudhë karantine sapo të hysh në territorin e tyre në rast të dyshimeve apo konstatimit të një rasti pozitiv.

Vendimi përfshin përveç Shqipërisë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Tajvanin, Hong Kongun, Makaon dhe Tailanda. Ky grup i bashkohet tashmë Japonisë, Australisë, Izraelit, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporis dhe Koresë së Jugut që e kanë pasur të drejtën të hyjnë në BE që më herët.

Lista e vendeve azhurnohet çdo 14 ditë dhe parashikon që çdo vend në 14 ditët e fundit të ketë regjistruar më pak se 75 raste të Covid për 100 mijë banorët.

Vendimi vjen në pritje të "Green Pass" apo ajo që njihet si “Certifikata e gjelbër evropiane” e cila do të hyjë në fuqi në 1 korrik dhe që do të lejojë qytetarët e BE të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit.

Brukseli po punon gjithashtu me Shtetet e Bashkuara për njohjen e vaksinimit dhe çertifikatave të tyre shëndetësore përkatëse në mënyrë që të thjeshtojë udhëtimet për Evropianët dhe Amerikanët. Kufizimet e udhëtimit në Evropë kanë qenë në fuqi që nga Marsi i vitit 2020 kur BE vendosi të mbyllë kufijtë e saj për udhëtime jo-thelbësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI